Klose përfundon në SHBA

Miroslav Klose mund të përfundojë karrierën përtej Oqeanit. Anëtar i Lazios nga viti 2011 kur erdhi si futbollist i lirë nga Bayern Munich, Klose ëhstë i lidhur me klubin romak deri në fund të këtij sezoni. 35-vjeçari ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por ekziston mundësia që edicioni i…

Sport

11/09/2013 20:17

Miroslav Klose mund të përfundojë karrierën përtej Oqeanit.

Anëtar i Lazios nga viti 2011 kur erdhi si futbollist i lirë nga Bayern Munich, Klose ëhstë i lidhur me klubin romak deri në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por ekziston mundësia që edicioni i ardhshëm ta gjejë në MLS.

“Kam marrë dy oferta të shkëlqyeshme nga Shtetet e Bashkuara, andaj është një opsion. Por, e kam edhe këtë vit të kontratës me Lazion dhe kush e di se si do të përfundojë, sot për sot nuk dua ta përjashtoj Italinë”, deklaroi Klose gjatë një interviste për Sport Bild.