Klose: Lazio mund ta shokojë Juventusin

Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose ka thënë se skuadra e tij mund ta shokojë Juventusin në finalen e Kupës së Italisë gjatë të mërkurës.

Sport

18/05/2015 19:29

Miroslav Klose ka thënë se Lazio mund ta shokojë Juventusin për finalen e Kupës së Italisë, edhe pse Biankonerët janë favoritë absolut për këtë trofe.

“Në finale gjithçka është e mundur”, tha Klose në konferencë për shtyp para nedshjes.

“Juventusi është skuadër e fortë dhe nuk do të jetë e lehtë për neve, por ne luajmë në shtëpi dhe do të tentojmë të shfrytëzojmë këtë avantazh”, përfundoi gjermani.