Klose kthehet te top klubi i Evropës

Ish sulmuesi gjerman, Miroslav Klose ka vendosur të nisë një karrierë të re.

Sport

18/04/2018 11:55

Miroslav Klose është gati tërikthehet në botën e futbollit.

Një nga goleadorët më të shquar të futbollit gjerman ka vendosur të nisë një karrierë të re, atë të trajnerit pasi si lojtar e mbylli në vitin 2016 me fanellën e Lazios.

39-vjeçari do të jetë pjesë e ndryshimeve te Bayern Munchen për sezonin e ardhshëm ku pas Kovaç në stol si trajner ai do të marrë drejtimin e ekipit të të rinjve, transmeton “Super Sport”.

Klose ka arritur akordin me drejtuesit bavarezë dhe tashmë vetëm pret fundin e këtij sezoni për të nisur aventurën e re si trajner.