Klose ka një kërkesë për drejtuesit e Bayern Munchen

Miroslav Klose i ka këshilluar drejtuesit e Bayern-it që të transferojnë një lojtar si rival të drejtpërdrejtë të sulmuesit Robert Lewandowski. Sipas legjendës së futbollit gjerman, polaku duhet të ndihet se nuk e ka vendin e sigurt në formacion.

Sport

29/07/2017 20:30

“E rëndësishme është që lojtari të mos ndihet se është superylli i ekipit, por se ka në çdo rast një tjetër pas tij”, – është shprehur kampioni i botës.

Bayern ka disa vite që nuk ka një sulmues të dytë. Shefi ekzekutiv i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, ka shpjeguar se nuk do të blihet një tjetër dhe për këtë ka rënë dakord edhe me trajnerin Carlo Ancelotti. Sipas tij, Thomas Müller është një alternativë e mirë në këtë rol.

Klose, megjithatë, duket se nuk mendon kështu. Nëse do të bëhej drejtor sportiv i Bayern-it, ndoshta ai do të ndikonte që Lewandowski të ndiejë presionin e një sulmuesi tjetër, por kjo është e vështirë të kryhet.

“Kush do të pranonte të luante në vetëm 5% të sezonit?” – ka pyetur Rummenigge.