Kloppit i dyfishohet suspendimi

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp do të qëndrojë në tribuna edhe për ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve pasi është suspenduar edhe për një duel tjetër. UEFA fillimisht kishte ndëshkuar 46-vjeçarin për një ndeshje pas reagimit të ashpër të tij në drejtim të gjyqtarit të katërt në humbjen 2-1 nga rivali i Grupit…

Sport

03/10/2013 11:41

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp do të qëndrojë në tribuna edhe për ndeshjen kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve pasi është suspenduar edhe për një duel tjetër.

UEFA fillimisht kishte ndëshkuar 46-vjeçarin për një ndeshje pas reagimit të ashpër të tij në drejtim të gjyqtarit të katërt në humbjen 2-1 nga rivali i Grupit F, Napoli. Mirëpo, pas rishikimit të incidentit nga 2 tetori, Federata evropiane e Futbollit ka vendosur t’ia shtojë Kloppit edhe një ndeshje në suspendimin e tij fillestar.

Andaj, ai nuk do ta drejtojë ekipin nga bankina në ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në Emirates Stadium. Klopp ka kërkuar falje për reagimin e tij duke pranuar se u soll si “majmun”.

Dortmund mposhti Olympique Marseillen 3-0 në Signal Iduna Park të martën mbrëma dhe takohet me Arsenalin në Emirates më 22 tetor.