Klopp zbulon të ardhmen e Coutinhos

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pas ndeshjes me Leicester ka folur për spekulimet që e lidhin Coutinhon me Barcelonën.

Sport

22/07/2017 17:47

Ai ka thënë se ka pasur biseda me brazilianin, dhe se Coutinho i ka thënë se është shumë i lumtur në skuadrën aktuale, transmeton lajmi.net

“Kam folur me Coutinho dhe ai është shumë i lumtur këtu. Ai e do ekipin dhe qytetin”, ka thënë Klopp në konferencë.

Skuadra e Liverpool arriti të triumfojë në ndeshjen miqësore përballë Leicesterit, me rezultat 1-2. /Lajmi.net/