Klopp zbulon se çfarë nuk shkoi ndaj Bayern Munichut

Jurgen Klopp është deklaruar pas barazimit pa gol me Bayern Munich.

Sport

20/02/2019 08:28

Liverpool barazoi mbrëmë pa gola ndaj Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Jurgen Klopp është shprehur i kënaqur me paraqitjen.

Trajneri gjerman ka thënë se ata kanë bërë disa gabime, por që kishin një lojë mjaftë të mirë.

“Sot ia bëmë vetes jetën të vështirë me pasimin e fundit. Mund të luajmë më mirë dhe duhet të luajmë më mirë”, tha Klopp, pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Në pjesën e parë, ne patëm raste më të mira. Nuk mbaj mend ndonjë rast në pjesën e dytë nga asnjëra skuadër. Nuk ishte një natë e Ligës së Kampionëve në bazë të rezultatit. Rezultati ishte OK, jo rezultat i ëndrrave por i mirë.”, shtoi ai. /Lajmi.net/