Klopp zbulon se a do të luajë Shaqiri ndaj Bayern Munichut

Jurgen Klopp e ka komentuar përballjen ndaj Bayern Munich.

Sport

19/02/2019 11:38

Liverpool dhe Bayern Munich do të përballen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Jurgen Klopp ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që do të takohet edhe me ish-lojtarë të tij.

Trajneri gjerman ka thënë se kjo ndeshje do të jetë speciale edhe për Xherdan Shaqirin, pasi do të takohet me ish-skuadrën e tij, mirëpo që këtë ndeshje do ta filloj nga stoli.

“Do të jetë gjë e mirë për Mona Nemmer dhe Andreas Kornmayer [pjesëtarët e ekipit të fitnesit], si dhe për Shaq. Edhe unë do të takohem me ish-lojtarë, kështu që është gjë e mirë”, ka thënë Klopp, përcjell lajmi.net.

“Në fund të fundit është një ndeshje e futbollit të nivelit më të lartë dhe duhet ta luajmë atë.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/