Klopp zbulon fajtorin pse Liverpool nuk fitoi ndaj Tottenhamit

Jurgen Klopp ka fajësuar gjyqtarët që Liverpool u ndal në barazim nga Tottenham Hotspur.

Sport

04/02/2018 21:44

Jurgen Klopp ka fajësuar gjyqtarët që Liverpool nuk arriti të fitojë ndaj Tottenham Hotspur duke barazuar 2:2 në balalfaqimin e tyre në Anfield.

Gjyqtarët akorduan dy penallti në favor të skuadrës mysafire përfshirë atë të golit të barazimit në minutën e fundit të kohës shtesë.

“Nuk e kuptoj, gjyqtarët deshën të jenë në qendër të vëmendjes”, u shpreh Klopp pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool ishte dy herë në epërsi por Tottenham arriti të dalë i pamposhtur nga Anfield. /Lajmi.net/