Klopp zbulon çfarë duhet të bëjë Shaqiri në Liverpool

Xherdan Shaqiri ka marrë këshilla të reja nga menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Sport

22/09/2018 10:52

Jurgen Klopp ka lavdëruar kualitetet e Xherdan Shaqirit te skuadra e Liverpoolit.

Ai po ashtu ka ftuar mesfushorin kosovar të ketë durim para se të ketë më shumë hapësirë për lojë te “Reds”.

“Shumë i gjallë dhe shumë pozitiv. Jo vetëm nga paraqitjet por edhe në zhveshtore. Të gjithë e duan Shaqin, kështu është, pa luajtur shumë minuta edhe pse më shumë është faji im se i tij”, tha Klopp, përcjell “lajmi.net”.

“Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, të jem i sinqertë. Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, të jeni të sigurt”, shtoi ai. /Lajmi.net/