Klopp vazhdon në Dortmund

Aventura e Jurgen Kloppit në krye të Borussia Dortmundit do të vazhdojë. Trajneri i cili mori drejtimin e skuadrës nga Bundesliga më 2008, i kërkuar nga shumë gjigantë të futbollit evropian, nuk ka ndërmend të largohet nga Dortmund. Kjo është bërë e ditur me vendimin e tij për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2016,…

Sport

30/10/2013 14:10

Aventura e Jurgen Kloppit në krye të Borussia Dortmundit do të vazhdojë. Trajneri i cili mori drejtimin e skuadrës nga Bundesliga më 2008, i kërkuar nga shumë gjigantë të futbollit evropian, nuk ka ndërmend të largohet nga Dortmund.

Kjo është bërë e ditur me vendimin e tij për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2016, në marrëveshje të re dyvjeçare.

Pas rezultateve të shkëlqyeshme të arritura deri më tani gjatë këtij edicioni në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, Klopp do të vazhdojë të jetë në drejtim të Dortmundit.

Deri më tani, si klubi ashtu edhe mediet gjermane nuk kanë bërë të ditura detajet e marrëveshjes së re.

Por, ajo që është e sigurt është se Klopp do të vazhdojë të jetë figura kyçe në drejtim të Dortmundit, skuadër që edicionin e kaluar ishte finalist në Ligën e Kampionëve por u mposht nga rivali Bayern Munich.