Klopp u jep fund spekulimeve që e lidhin Emre Can me Juventusin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se mesfushori Emre Can ka pasur bisedime pozitive me skuadrën për kontratën e re.

Sport

23/07/2017 17:27

Ky reagim vie pas spekulimeve që e lidhnin turko-gjermanin me Juventusin, transmeton lajmi.net

“Emre Can është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk duam t’i shesim lojtarët që janë shartues”, ka thënë Klopp.

“Emre është njëri nga ta. Ne duam ta mbajmë dhe kemi pasur biseda pozitive”, shtoi trajneri gjerman.

Këto spekulime më herët i ka hedhur poshtë edhe vet lojtari. /Lajmi.net/