Klopp tregon për veprimin e mençur të drejtuesve të Liverpool që po i ndihmon skuadrës

Drejtuesit e Liverpool shpeshherë kanë ditur të bëjnë veprime që nuk u kanë pëlqyer aspak tifozëve dhe trajnerëve të Liverpool, si shembulli me Torres, Suarez apo edhe Coutinho.

Sport

10/12/2018 17:17

Por, trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka treguar për veprimin që sipas tij ishte shumë i zgjuar nga drejtuesit e skuadrës nga “Anfield”.

Sipas tij vazhdimi i kontratës me mbrojtësin e ri Joe Gomez ishte i jashtëzakonshëm.

“Që prej kur unë jam këtu, progresi është i jashtëzakonshëm. Kishte vonesa për shkak se ai ishte i lënduar nga një ndeshje e Anglisë U-21” ka thënë Klopp në konferencën e së hënës, para ndeshjes me Napolin, transmeton lajmi.net.

“E ardhmja është e ndritur për të. Jam shumë i lumtur që ai ka marrë këtë vendim, është mrekulli për ne, por mendoj që edhe për lojtarin. Ai dëshiron të jetë këtu kështu që mendoj se është vendim i mençur nga të dy palët” ka thënë tutje Klopp.

Mbrojtësi anglez ka qenë i jashtëzakonshëm duke luajtur krahas holandezit Van Dijk.

Mbrojtja e Liverpool ka qenë më stabile se asnjëherë gjatë viteve të fundit. /Lajmi.net/