Klopp, trajner i këtij klubi të vogël

Jurgen Klopp mund të emërohet në postin e menaxherit të Leicester Cityt. Ky është synimi i klubit të vogël nga Premierliga.

Sport

07/07/2015 13:31

Jurgen Klopp u largua nga Borussia Dortmund pas përfundimit të edicionit të shkuar duke i dhënë fund aventurës së suksesshme tek skuadra nga Bundesliga.

Ai ka paralajmëruar se dëshiron të pushojë për një vit para angazhimit të ri.

Por, mediat angleze raportojnë se ai mund të gjejë një detyrë të re në Premierligë. Leicester City është në aksion për ta bindur që të emërohet në postin e menaxherit, aktualisht i lirë.

Edhe pse bëhet fjalë për një klub të vogël në krahasim me ata që zakonisht e kërkojnë Kloppin, mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e tij.