Klopp: Po bëjmë gjithçka që Salah…

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli po bën gjithçka që ta ketë gati Mohamed Salahun për derbin e së shtunës kundër Evertonit, por akoma nuk e di nëse golashënuesi i 38 golave këtë sezon do të jetë gati.

Sport

06/04/2018 16:32

Salah pësoi një lëndim në fitoren e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt me rezultat 3:0, ku realizoi golin e parë të kësaj sfide.

Liverpool të dielën në udhëtim zhvillon derbin lokal ndaj Evertonit në udhëtim.

“Po bëjmë gjithçka që ai të jetë gati”, ka deklaruar Klopp.

“Kemi edhe 23 orë në dispozicion, të shohim se çfarë do të ndodhë”./Lajmi.net/