Klopp: Pika e dobët e Realit është te ky yll i tyre

Është një taktikë për të shpërqendruar kundërshtarin apo po tregohet me të vërtetë i sinqertë? E thënë nga një karakter si Jyrgen Klop vështirë ta kuptosh.

Sport

24/05/2018 20:48

Trajneri i Liverpulit thotë përpara finales kundër Realit se pika e tyre e dobët është Marselo, atje ku Salah do të përpiqet të bëjë dëmet më të mëdha të shtunën në stadiumin “Olimpik” të Kievit.

I intervistuar nga legjenda e “reds”- ave, Robi Fauler, për “Mirror”, gjermani analizon rivalët spanjollë dhe shpjegon se si e ndali Ronaldon kur ishte në stolin e Borusias së Dortmundit.

Marselo – Tema e parë e intervistës është Marselo dhe nëse ai është një pikë e dobët e mbrojtjes së kampionëve të Europës. “Ju e patë, të gjithë e panë, duket qartazi. Marselo, është një lojtar i jashtëzakonshëm ofensiv, por… ai nuk mund të mbrojë. Ata fituan dy herë Ligën e Kampioneve dhe janë sërish në finale.

Marcelo-Real-Madrid

Bajerni mendoi se ishte skuadra më e mirë në dy gjysmëfinalet, por kush ishte më i miri në fund? Realit i duhen katër raste për të shënuar dy herë. Bajernit i duhen tetë për të shënuar një gol. Ata janë me përvojë nga koka te këmbët. Futbolli nuk është aq i thjeshtë dhe ti mund të thuash: ‘Nëse Marselo del në sulm dhe ne lëmë Salahun në atë hapësirë, atëherë Mo do gjendet i vetëm përballë Ramosit’”.

Dortmundi – Fauler i kujton Klopit se kur drejtonte Dortmundin ai arriti ta bllokonte Kristiano Ronaldon, duke markuar mesfushorin e qendrës dhe shfrytëzuar faktin se portugezi nuk mbronte. “I vendosa Mario Gëcen Ksabi Alonsos për ta markuar. Ne e dinim që kur Alonso të merrte topin dhe të kthehej, Ronaldo do ishte nisur në sprint.

levandovski klop

Dhe kështu vendosëm Marion për ta markuar dhe atë ditë fituam 4-1 dhe funksionoi shumë mirë. Por nuk është e lehtë t’i bësh këto gjëra kundër Realit sepse ata janë të ftohtë si akull”.

Kthesa – Trajneri komenton edhe momentin kur sezoni i Liverpulit nisi kthesën e madhe. “Mendoj se pas fitores 5-0 ndaj Portos, njerëzit thanë për herë të parë: ‘Çfarë po ndodh këtu?’ Dhe kjo sepse Porto ishte një skuadër e shkëlqyer dhe atë natë ne i surprizuam ata dhe veten. Dhe pastaj sigurisht Mançester Siti.

Klop

Për mua, ata ishin favoritët e mëdhenj për të fituar Champions-in këtë vit. Numri 1″. Por, a ka Klop frikë nga përvoja e finales së hidhur të Ligës së Europës që humbën kundër Sevijës? “Këtë herë është ndryshe. Në atë ndeshje nuk kishim as këmbë dhe as energji. Rruga drejt Kievit është e ngjashme, por tani ne jemi një skuadër më e mirë”.