Klopp optimist se Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Cityn

Jurgen Klopp është deklaruar optimist se Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Sport

09/04/2018 18:22

Ylli egjiptian ka pësuar lëndim në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Anfield Road’.

“Ne nuk jemi 100 për qind të sigurt, ai ka qenë me trajnerin e atletikës dje”, ka deklaruar Klopp në konferencë për shtyp.

“Më shumë po se jo, por ne duhet të presim dhe të shohim për reagim”./Lajmi.net/