Klopp: Nuk jam gjeni, por…

"Nëse nuk ndodh duhet ta provojmë përsëri. Kështu është jeta dhe futbolli”.

Sport

24/09/2018 12:15

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i kënaqur me përparimin që ka bërë skuadra në vitet e fundit.

Ai e pranon që nuk ështëgjeni, derisa thotë që Liverpool duhet të provojë gjatë gjithë kohës për t’u kthyer te trofetë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jemi rritur hap pas hapi. Klubi, skuadra, çdo gjë. Shpresoj që të mbetet kështu”, ka thënë Kloppi.

“Unë nuk jam gjeni. I di potencialet e klubit dhe të stadiumit sepse të gjithë e dinë këtë”.

“Ne duam të fitojmë tituj por nuk e dimë se kur do të ndodh kjo. Nuk e kemi idenë, kështu që duhet ta kemi kohën më të mirë të jetës deri të arrijë ai moment”.

“Kur të ndodh duhet t’ia fillojmë përsëri. Nëse nuk ndodh duhet ta provojmë përsëri. Kështu është jeta dhe futbolli”. /Lajmi.net/