Klopp nuk është i lumtur për shortin me Bayern

Liverpool, në fazën 1/16 në Ligën e Kampionëve, do ta ketë përball gjigantët gjerman, Bayern Munich.

Sport

17/12/2018 16:37

Gjëja e parë që shkoi në mendjen e të gjithëve, ishte mundësia e Jurgen Klopp për revanshin e finales së humbur me Dortmund, pikërisht nga bavarezët.

Megjithatë, përkundër formës së dobët të Bayern, trajneri gjerman nuk e sheh aspak si mundësi ideale këtë, dhe insiston se skuadra e tij nuk pati short të lehtë.

“Në fund të fundit, është një ndeshje futbolli, e cila i përket niveleve më të larta dhe ne duhet ta luajmë atë” ka thënë ai për faqen zyrtare të Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Pasi e kuptuam, nuk menduam “Faleminderit Zot që u shortuam me Bayernin” ishin fjalët e gjermanit.

“Është ndeshje e vështirë, por ashtu edhe duhet të jetë. Janë 16 skuadrat e fundit kështu që ka vetëm skuadra të forta dhe jam shumë i emocionuar për këtë” ka thënë tutje Klopp.

Klopp dhe skuadra e tij po vazhdojnë me formën e njëjtë të sezonit të kaluar, në të cilin ata prekën edhe finalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/