Klopp nuk është i gatshëm ta largojë Lallanan, thotë se është i nevojshëm për skuadrën

Adam Lallana duket se është një nga lojtarët që ka rëndësi të madhe për Jurgen Klopp.

Sport

12/01/2019 09:43

Trajneri i Liverpool ka insistuar se Lallana luan akoma rrol të madh për liderët aktual të Premierligës.

Lojtari ka vuajtur shumë nga lëndimet gjatë dy sezoneve të fundit, dhe rrallë herë ka pasur mundësinë ta ndihmojë skuadrën, por kjo nuk e bën atë më pak të rëndësishëm për gjermanin.

“Është mrekulli që e kemi atë këtu. Ai mund ta qetësoj lojën, mund të jetë kreativ dhe ka shpejtësi” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Nuk është mirë nëse e humbim atë në seanca stërvitore. Nuk kemi pasur shumë lëndime gjatë stërvitjeve këtë sezon. Ai u zgjat për një top dhe lëndimi erdhi. Nuk kam çfarë të them” ishin fjalët e trajnerit.

Kujtojmë se skuadra e Jurgen Klopp është lidere me katër pikë diferencë nga vendi i dytë, para udhëtimit për ndeshjen ndaj Brighton. /Lajmi.net/