Klopp nuk e mori në Beograd, Shaqiri largohet nga Liverpool dhe zgjedh skuadrën e re

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë larg Liverpoolit.

Sport

09/11/2018 08:29

Xherdan Shaqiri edhe pse ka dëshmuar se mund të jetë pjesë e rëndësishme e sulmit të Liverpoolit këtë sezon, ai së fundi është lidhur me një largim të befasishëm vetë pak muaj pas transferimit në ‘Anfield Road’.

Galatasaray raportohet të jenë të interesuar për Shaqirin sipas asaj që shkruan ‘Transfer Market Web’, me yllin e Përfaqësueses së Zvicrës të pakënaqur me rolin e tij te Liverpool, përcjell ‘lajmi.net’.

Shaqiri në ndeshjet e fundit ka qenë vendimtar te Liverpool me një gol dhe dy asistime.

Por, lënia jashtë skuadrës nga trajneri Jurgen Klopp për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës në Beograd, besohet të jetë një nga arsyet e largimit të Shaqirit nga Liverpool.

Xherdan Shaqiri këtë verë i është bashkuar Liverpoolit për 12 milionë euro nga skuadra e Stoke City, që tani garon në Championship, e njohur si liga e dytë e Anglisë./Lajmi.net/