Klopp nervozohet keq pas fitores së Liverpoolit

Jurgen Klopp është deklaruar pas fitores së mbrëmshme ndaj Burnleyt.

Sport

06/12/2018 11:44

Liverpool fitoi 3 me 1 ndaj Burnleyt, në javën e 15-të në Premierligë.

Jurgen Klopp është ankuar në gjyqtarin e ndeshjes, pasi nuk kishte akorduar faull ndaj lojtarit që e la të lënduar Joe Gomezin.

“Pas sfidës së parë, nuk e di kush e bëri një rrëshqitje nga 5 metra për të marrë topin, të gjithë e pëlqejnë këtë, unë i thash arbitrit nuk është faull por ju lutem thojuni që të mos e bëjnë.”, ka thënë trajneri gjerman, përcjell “lajmi.net”.

“Askush nuk mund ta gjykojë atë. Ti merr topin në rregull, por është si boulling sepse merr edhe lojtarin.

“Ka ndodhur 4-5 herë, të gjithë e pëlqejnë, por Joe është i dëmtuar dhe ndoshta nuk është problem kalimtar.”, ka shtuar më tej Klopp. /Lajmi.net/