Klopp në Serie A? Jo!

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka mohuar spekulimet se mund të angazhohet në Serie A, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

18/03/2015 14:52

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ishte përmendur si një prej kandidatëve për pasardhës të Filippo Inzaghit në bankinën e Milanit.

Mirëpo, strategu i skuadrës gjermane ka mohuar spekulimet rreth angazhimit të tij në Serie A, pas përfundimit të këtij sezoni.

“E ardhmja në Itali? Në Serie A keni shumë trajner të mirë, nuk keni nevojë për mua”, deklaroi Klopp për “Sport Mediaset”, para ndeshjes së sotme me Juventusin, e vlefshme për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.