Klopp merr përgjegjësinë për humbjen befasuese te Liverpoolit

Jurgen Klopp ka marrë përgjegjësinë për humbjen befasuese 1:2 nga Wolves në FA Cup.

Sport

28/01/2017 18:16

Liverpooli u mposht me rezultat 2:1 nga Wolves në stadium të vet, derisa trajneri gjerman nuk ia la faj lojtarëve por vetës.

“Unë jam përgjegjës për humbjen. Nuk është e lejueshme të fajësohet ndonjë lojtar. Unë jam 100 për qind fajtori për këtë paraqitje te Liverpoolit,” u shpreh Klopp.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Liverpoolit në ‘Anfied Road’ në të gjitha garat./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6