Klopp me deklaratën e vitit pas shkarkimit të Mourinhos

Jurgen Klopp ka thënë se Jose Mourinho është një trajner i jashtëzakonshëm, duke e përgëzuar për titujt e fituar gjatë karrierës së tij.

Sport

18/12/2018 16:28

Manchester United sot ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin portugez, pas një sërë rezultatesh të dobëta këtë sezon.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili me fitoren e fundit ndaj Manchester United i ka kontribuuar shkarkimit të Mourinhos, ka thënë fjalë të mira për trajnerin portugez.

“Ai është një trajner shumë konkurrues, ambicioz, me suksese të jashtëzakonshme, por mund të imagjinoj se muajt e fundit s’kanë qenë shumë të mirë, në veçanti për të”, ka deklaruar Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Askush nuk mund të injorojë sukseset e tij. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”./Lajmi.net/