Klopp me deklaratë të pabesueshme për Guardiolan

Java e 29-të e Premierligë vë përballë njëri-tjetrit Pep Guardiolan dhe Jurgen Kloppin.

Sport

17/03/2017 19:21

Në ‘Etihad Stadium’ Manchester City të dielën e pret Liverpoolin, në një përballje që do të dhurojë shumë emocione.

Guardiola dhe Klopp janë përballur edhe në Bundesligë, kur ishin trajner të Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

“Mund të them se Barcelona e Guardiolas ishte një model i mirë për të treguar se si fitohet”, ka deklaruar Klopp.

“Ishte një kombinim perfekt. Kishte një gjeneratë të mirë edhe te Bayerni, në Gjermani nuk kishte skuadër të dytë, ne tentuam ta bënin atë, por kjo nuk ndodhi”.

“Premierliga është liga më e fortë në botë. Është shumë e vështirë për t’u bërë kampion këtu”, ka shtuar Klopp./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6