Klopp: Liverpooli e meritoi fitoren

Jurgen Klopp ka deklaruar se Liverpooli e meritoi fitoren në derbin lokal ndaj Evertonit.

Sport

01/04/2017 18:22

Liverpooli në ‘Anfield Road’ mposhti 3:1 Evertonin, në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës.

Kjo fitore e bën Liverpoolin konkurrent edhe më të fortë për Ligën e Kampionëve, sidomos pas barazimit të Manchester Unitedit.

Trajneri i Liverpoolit në fjalët e para pas ndeshjes, deklaroi se skuadra e tij e meritoi fitoren, pasi luajti mençur dhe e kontrolloi lojën.

“Ne e merituam fitoren, e kontrolluam lojën menjëherë pas minutave të parë të ndeshjes. Ishim të mençur dhe luajtëm me pasion”, ka deklaruar Klopp./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy