Klopp: Le të bëjmë gjithçka për të arritur në finale

Jurgen Klopp është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Romën.

Sport

23/04/2018 16:42

Nesër (e martë) Liverpool pret Romën në ‘Anfield Road’ për të zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

“Eusebio Di Francesco dhe unë karrierën e kemi filluar në skuadra të vogla, kështu që në këtë aspekt jemi të ngjashëm. Ekipet e tij janë të organizuara, gjë që unë i dua. Ka disa ngjashmëri, por kjo nuk e bën më të lehtë punën as për të e as për mua”, ka deklaruar Klopp.

“Të dy skuadrat me meritë janë këtu. Ishim te City kur më thanë se Roma ka mposhtur Barcelonën. Nuk mendoja se kjo ishte e mundur, por edhe ne bëmë diçka të ngjashme me Cityn”.

“Të dy skuadrat tani e kemi mundësinë të shkojmë në finale, dhe kjo është e gjitha që kam nevojë. Është e mundur, të provojmë të bëjmë gjithçka”./Lajmi.net/