Klopp konfirmon lajmin e keq për Coutinhon

Philippe Coutinho do të mungojë në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Sport

08/09/2017 14:17

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Philippe Coutinho do të mungojë në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

“Kam vendosur ta lë jashtë skuadrës. Ai ka mundur të luajë 15-20 minuta, por ka logjikë që ai të mos ftohet”, tha Klopp gjatë konferencës për media.

“ne kishim një bisedë të mirë, ku u akorduam plotësisht”, u shpreh ai.