Klopp ka një mesazh për Man Cityt para çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Sfida e parë do të luhet në “Anfield” të mërkurën e 4 prillit, kurse ajo e kthimit të martën e 10 prillit në “Etihad”.

Sport

16/03/2018 15:31

Jurgen Klopp nuk ka ankesa, është i lumtur me kundërshtarin e çerekfinales, Manchester Cityn.

Shorti ka hedhur përball Liverpoolin dhe Manchester City. Sfida e parë do të luhet në “Anfield” të mërkurën e 4 prillit, kurse ajo e kthimit të martën e 10 prillit në “Etihad”.

“E kam thënë edhe më parë dhe është ende e vërteta. Është gjithmonë e zakonshme se ju do të keni në short të afërmin tuaj, pak a shumë, por të jem i sinqertë, është gjithçka në rregull”, u shpreh Klopp.

“Është gjithmonë siç ka qenë, pranojmë cakto që na cakton shorti dhe tani është Manchester City, kështu që le të shkojmë”, shton ai.

“Kemi humbur njëherë dhe kemi fituar një herë kundër tyre në Ligë, nuk mendoj se ata mendojnë se më e mira që mund të kishin marrë nga ky short është Liverpooli”.