Klopp ka një lajm të madh për tifozët e Liverpoolit

Jurgen Klopp ka shpalosur synimet e Liverpoolit për sezonin e ri.

Sport

31/07/2017 22:57

Liverpool edicionin e kaluar përfundoi në vendin e katërt në Premierëligë duke siguruar një vend për Ligën e Kampionëve, por edicionin e ri do të kërkojë titullin e ligës.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i tyre gjerman, në prag të ndeshjes me Bayern Munich për turneun ‘Audi Cup’.

“Ne e nisim sezonin me synimin për ta fituar Premieligën”, ka deklaruar Klopp.

Për ta fituar Premierligën, trofe që Liverpooli se ka fituar që nga viti 1990, duhet të mposht një konkurrencë të fortë nga Chelsea, Manchester United, Manchester City e Arsenal./Lajmi.net/