Klopp ka një lajm fantastik për Coutinhon (FOTO)

Jurgen Klopp ka dhënë lajmin e madh për Philippe Coutinhon.

Sport

11/09/2017 07:14

Menaxheri i LiverpoolIt, Jurgen Klopp ka mbrojtur vendimin për mos inkuadrimin e Philippe Coutinhos në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Premierligë.

Por, ai ka paralajmëruar se braziliani do të jetë në dispozicion për duelin me Sevillan në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një vendim që morën në City, për ta lënë jashtë. Ai është rikthyer pas një fluturimi të gjatë, pas tri javësh pa luajtur. Ne kemi ndeshje të mërkurën, të shtunën, lojë, lojë, lojë, lojë”, deklaroi Klopp, përcjell “lajmi.net”.

“Andaj, ai do të jetë në dispozicion dhe ky është një lajm i mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/