Klopp ka frikë nga Bayerni

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp frikësohet se Bayern Munich mund ta dominojë Bundesligën si asnjëherë më parë, pas triumfit për titull të martën. Bayern e siguroi titullin e kampionit me fitore 3:1 në udhëtim te Hertha, kurse Dortmund barazoi pa gola në Revierderby me Schalken. Trajneri i Dortmundit, Klopp ka theksuar se Bayern e…

Sport

26/03/2014 08:10

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp frikësohet se Bayern Munich mund ta dominojë Bundesligën si asnjëherë më parë, pas triumfit për titull të martën.

Bayern e siguroi titullin e kampionit me fitore 3:1 në udhëtim te Hertha, kurse Dortmund barazoi pa gola në Revierderby me Schalken.

Trajneri i Dortmundit, Klopp ka theksuar se Bayern e “shkatërroi” Bundesligën këtë sezon, pasi skuadra e Pep Guardiolës kaloi në 25 pikë epërsi me shtatë xhiro para fundit, dhe bëri shaka se skuadrës së tij i nevojitet një “teleskop” për të parë liderin.

“Është e pabesueshme se si e kanë shkatërruar Bundesligën sepse për t’i parë ju nevojitet një teleskop”, deklaroi Klopp.

“Kjo është një arritje fantastike, i uroj ata për titullin e kampionit. Por, kam frikë se do të dominojnë kështu edhe për një kohë të gjatë”.