Klopp jep lajmin shqetësues për Liverpoolin

Jurgen Klopp ka deklaruar se Liverpooli duhet ta pranojë rrezikun për humbjen e Emre Can.

Sport

03/11/2017 16:39

Futbollisti gjerman ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, dhe në janar mund të nënshkruajë me cilindo klub që i ofron kontratë, duke iu bashkuar pastaj në fund të sezonit.

23 vjeçari ende nuk ka arritur të gjejë marrëveshje me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës, dhe kjo situatë siç e pranon edhe Klopp, mund të bëjë që futbollisti të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër në janar, gjë që sipas tij kjo është diçka normale për futbollin.

“Emre Can është një djalë i mirë, ai është zhvilluar shumë, është dinamik dhe i fuqishëm”, deklaroi Klopp në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

Klopp në vazhdim nuk është shfaqur i shqetësuar për humbjen e tij si transferim i lirë, megjithatë, shtoi:”Për sa kohë që Emre nuk më jep ndonjë shenjë se mendja e tij nuk është këtu por diku tjetër, unë nuk kam çka të flas. Gjithçka është në rregull nga ana ime, por asgjë e re”.

I pyetur për marrëveshjen që mund të arrijë me ndonjë klub tjetër në janar, Klopp tha:”Është pjesë e futbollit. Nëse ndodh, nuk mund ta ndryshojmë”./Lajmi.net/