Klopp jashtëzakonisht i kënaqur me kontratën e re të Robertson, këto janë fjalët e tij

Pak orë më parë është bërë e ditur se Andrew Robertson ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool.

Sport

17/01/2019 21:00

Kontrata ishte pesë vjeçare që do ta mbajë mbrojtësin e majtë në “Anfield” deri në vitin 2024.

Jashtëzakonisht i lumtur me këtë çështje duket të jetë edhe trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp.

“Mendoj se prej të gjitha vazhdimeve të kontratave që kam marr pjesë, kjo ka përfunduar në afat rekord” ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Është e drejtë të themi se Robbo nuk hezitoi në asnjë moment kur folëm për zgjatjen e kontratës” ka thënë tutje gjermani.

“Ai mund të jetë nga Glasgow, por gjithçka rreth tij flet për Liverpool” ka thënë ndër të tjerash trajneri i skuadrës.

Robertson ka fituar luftën e tij për një vend startues me Alberto Morenon dhe tani është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Klopp. /Lajmi.net/