Klopp: Ja pse nuk e shikova penalltinë

Jurgen Klopp një ditë më parë befasoi të gjithë kur refuzoi ta shikoi penalltinë e ekzekutuar nga James Milner.

Sport

20/03/2017 23:12

Milner kaloi në epërsi Liverpoolin në derbin ndaj City me golin e shënuar nga penalltia, penallti e cila nuk u shikua nga trajneri Jurgen Klopp.

Klopp pas ndeshjes, ka sqaruar edhe arsyen e mos shikimit të penalltisë, duke deklaruar se ka qenë i sigurt se Milner do të shënoi.

“Nuk i shikoj shpesh penalltitë”, ka deklaruar Klopp.

“Me Milnerin nuk është problem. Nuk kam nevojë të shikoj, unë vetëm shijojë brohoritjet pas golit. Dhe është gjithçka në rregull”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6