Klopp: Ja pse e transferova Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar se sa të lehtë e ka pasur të aprovojë transferimin e Xherdan Shaqirit.

Sport

13/07/2018 23:08

Ylli nga Kosova është bërë transferimi i tretë i Liverpoolit këtë afat kalimtar, duke u transferuar nga Stoke.

Pas qëndrimit dy vjeçar te Stoke, Shaqiri tani i është bashkuar Liverpoolit, me të cilën skuadër synon të fitojë tituj.

“Mendojë që fraza angleze “no-brainer (vendim i lehtë” e shpjegon vendimin tim për të nënshkruar me Xherdanin. Kur dikush si ai është i gatshëm ju duhet të veproni nëse jeni të mençur – dhe ne jemi të tillë”, ka deklaruar Klopp fillimisht.

“Ai është i shpejt dhe driblues, e kontrollon arrogancën në fushën e futbollit, një trim i vërtetë për të luftuar për top dhe ka influencë në lojë”.

“Të luash me ne këto janë kërkesat themelore”, ka thënë Klopp./Lajmi.net/