Klopp i impresionuar me punën e Solskjaer tek Man Utd

Jurgen Klopp beson se Ole Gunnar Solskjaer po bën një punë brilante tek Manchester United.

Sport

21/02/2019 16:46

Solskjaer e kishte zëvendësuar Jose Mourinhon në dhjetor, në një marrëveshje që e mban atë në krye të skuadrës deri në fundi të këtij sezoni.

Norvegjezi ka ndryshuar komplet fytyrën e skuadrës së United, dhe në prag të ndeshjes me Liverpool ata duken shumë në formë. Klopp është në dijeni për punën e mirë të Ole.

“Ole Gunnar Solskjaer është duke bërë një punë brilante. Ai po merr të gjithë potencialin nga skuadra. Kjo është ajo që ka bërë dhe e bën atë trajner të një top skuadre” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Kështu është, por nuk jam i surprizuar. Nuk e njihja. E takova njëherë vitin e kaluar dhe patëm një bisedë. Sigurisht e njihja si lojtar. Por, ajo që ka bërë deri tani, është brilante” ka thënë tutje gjermani.

Klopp dhe skuadra e tij do të udhëtojnë të dielën drejt Manchesterit, ku ndeshjen e radhës në Premierligë do ta luajnë në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/