Klopp i del në mbrojtje Mourinhos

Jurgen Klopp e ka mbrojtur Jose Mourinhon, lidhur me rezultatet e fundit me Chelsean.

Sport

31/10/2015 23:43

Gjermani ka thënë se gjëra të tilla ndodhin në futboll, mirëpo Mourinho mbetet njëri nga trajnerët më të mirë në botë.

“Askush nuk duhet të ketë dyshime se Mourinho është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë. Megjithatë gjëra të tilla siç po i ndodhin Joses, ndodhin gjithmonë në futboll”, ka deklaruar Klopp.

E ardhmja e Mourinhos në ‘Stamford Bridge është e pasigurtë, pas rezultateve zhgënjyese këtë edicion me Chelsean.