Klopp gjobitet me 45 mijë funte, kjo është arsyeja
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është gjobitur me 45 mijë funte.
Sport
Klppp është dënuar për shkak të komenteve që bëri për trajnerin Kevin Friend, pas barazimit ndaj West Ham.
FA ka konfirmuar dënimin e trajnerit gjerman, me 45 mijë funte, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
Kjo është hera e dytë këtë sezon që Jurgen Klopp gjobitet nga ‘Football Association’. Ai ishte gjobitur me 8 mijë funte pasi ishte futur në fushë për të festuar golin e Divock Origi në ndeshjen kundër Everton.
Skuadra e tij aktualisht pozicionohet në vendin e dytë pas Man City, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. /Lajmi.net/