Klopp gjen zëvendësuesin e Coutinhos në Liverpool

Liverpool kërkon mesfushorin e West Hamit, Manuel Lanzini.

Sport

15/05/2018 11:41

Jurgen Klopp ka identifikuar një përforcim të ri te skuadra e Liverpoolit.

“Mirror” ka njoftuar se menaxheri i “Reds” kërkon mesfushorin e West Hamit, Manuel Lanzini.

Trajneri gjerman beson se Lanzini do të jetë zëvendësues ideal i Philippe Coutinhos i cili u largua nga klubi për tek Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool planifikon të realizojë përforcime për të konkurruar për titull të kampionit në Premierligë, nga sezoni i ri. /Lajmi.net/