Klopp e zgjedh Gerrardin pasardhës të tij te Liverpooli

Jurgen Klopp ka folur për pasardhësin e tij te Liverpooli.

Sport

19/05/2017 19:39

Trajneri gjerman që është afër të rikthehet në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, ka folur për zëvendësuesin e tij në të ardhmen te kjo skuadër.

Klopp si zëvendësues të tij, ka përzgjedhur legjendën e kësaj skuadre, Steven Gerrard, që tash po drejton të rinjtë.

“I kam thënë Gerrardit që kur të largohem unë, apo të më largojnë, do të isha i kënaqur nëse ai më zëvendëson mua”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

Klopp ka marrë drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015, pas largimit nga Dortmund, tek e cila skuadër qëndroi shtatë vite./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6