Klopp e tepron me këtë deklaratë për Shaqirin

Jurgen Klopp i ka dhënë një lajm aspak të mirë Xherdan Shaqirit.

Sport

03/01/2019 12:35

Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri po luan mirë, por është larg nivelit të Philippe Coutinhos.

Trajneri gjerman ka thënë se anësori kosovar po përshtate në filozofinë e lojës ë tij, por që i duhet ende kohë

“Ne duhet të gjejmë një pozicion për Shaqirin, deklaroi Klopp për Sky Sports, përcjell lajmi.net.

“Ai është i mirë, ne provuam 4-3-3, por ai nuk mund të luajë aty ende si play maker. Nuk duam të sforcojmë një lojtar në një pozicion, duam të tregojmë pikat e tij të forta, jo ta vendosim aty ku nuk është mirë.”

“Ai mund ta bëjë këtë pasi po përmirësohet çdo ditë e më shumë, ai mund të luajë si Philippe Coutinho në vitin e fundit kur ishte këtu.”, ka shtuar më tej trajneri gjerman. /Lajmi.net/