Klopp: E merituam humbjen nga Napoli

Jurgen Klopp është deklaruar pas humbjes së Liverpoolit nga Napoli.

Sport

03/10/2018 23:47

Liverpool është mundur 1:0 nga Napoli në ‘San Paolo’, ndërsa trajneri Klopp e ka cilësuar të merituar këtë humbje për skuadrën e tij.

“Humbja ishte e merituar, prandaj nuk kemi pse e bëjmë histori të madhe këtë punë”, ka deklaruar Klopp.

“Ne patëm momentet tona, por ishim shumë të hapur. Formacioni ynë nuk ishte i mirë, tre mesfushorët tanë e kishin të pamundur të funksiononin. Kur kishim topin ishim në presion”.

“Nëse dëshironi të luani prapa duhet të jeni të përgatiten. Ne vrapuam shumë me topin. Kur e bëni këtë nuk mund të jeni produktiv. Por duhet ta pranojmë se ishim më të mirë në pjesën e dytë”.

“Ne duam të luajmë të luajmë më mirë se sa luajtëm sonte. Preferoj të humbas me një lojë të mirë se sa të humbas me një lojë shumë të keqe. Ne nuk ishim mjaft të mirë sonte”./Lajmi.net/