Klopp e lë pa fjalë Jose Mourinhon me këtë përgjigje

Jurgen Klopp i është përgjigjur Jose Mourinhos.

Sport

13/01/2017 23:10

Portugezi gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes mes Manchester United – Liverpool thumboi Kloppin.

Mourinho tha se ndihet i qetë para kësaj ndeshje, duke shtuar se nuk beson se Klopp ndjehet njëjtë.

Por, pak orë më vonë, Klopp i është përgjigjur Jose Mourinhos, duke deklaruar se të dy janë të njëjtë, agresivë, dhe që nuk mund të qëndrojnë të qetë gjatë një ndeshje.

“Ne të dy duam të fitojmë, dhe kjo nuk është një surprizë. Mendoj se të dy jemi të njëjtë, jemi agresivë”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6