Klopp e jep lajmin e madh për Salah

Salah "on top" para sezonit të ri.

Sport

22/07/2018 12:39

Jurgen Klopp e vlerëson shumë pozitive gjendjen e Mohamed Salah, përcjellë “Lajmi.net”.

“Salah është rikuperuar 100%, është në formë dhe mbi të gjitha është i lumtur”, deklaroi Klopp.

“Ne kemi qenë gjithnjë në kontakt me njëri-tjetrin dhe jam i kënaqur që e kam sërish në dispozicion. Është një person shumë serioz në punën që bën dhe e kupton që kjo është detyra e tij, që karriera e tij është ende e gjatë”.

“Nëse nuk luan dot se je i dëmtuar, nuk luan. Por ai është i lumtur dhe buzëqesh, është rikthyer Salah i dikurshëm, kjo është më e rëndësishme”, shtoi ai. /Lajmi.net/