Klopp e dëshiron në Liverpool ish lojtarin e tij tek Dortmund

Jurgen Klopp duket se kërkon të transferojë në Liverpool një nga lojtarët e tij që e kishte tek Dortmund.

Sport

18/11/2018 15:15

Sipas “The Sportsman”, trajneri i Liverpool, është i interesuar në mesfushorin tashmë të Hoffenheim, Kerem Demirbay, transmeton lajmi.net.

Trajneri gjerman thuhet se ka vëzhguar me vëmendje së fundmi lojtarin, i cili ishte në akademinë e Dortmund, kur Klopp ishte trajner.

Besohet se Demirbay mund të afrohet në “Anfield” për hiç më shumë se 28 milionë euro qysh në janar.

Kerem Demirbay me paraqitjet e tij ka fituar edhe dy paraqitje me kombëtaren A të Gjermanisë. /Lajmi.net/