Klopp deklarohet pas humbjes nga Manchester United

Jurgen Klopp është deklaruar pas humbjes së Liverpoolit nga Manchester United në ‘Old Trafford’.

Sport

10/03/2018 16:16

Në ndeshjen hapëse të xhiros së 30-të, Manchester United me dy gola të shënuara nga Rashford, ka mposhtur 2:1 Liverpoolin.

Trajneri i Liverpoolit, pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij ka pranuar dy gola të njëjtë, në situata të njëjtë, në të cilat raste skuadra e tij është dashur të mbrohet më mirë.

“Ne duhej të mbroheshim, duhej të mbroheshim më mirë tek rastet e golave. Gjithmonë mund të humben duelet me kokë kundër Lukakut, kjo mund të ndodhë, por ne nuk e mbyllëm hapësirën prapa tij. Në këto situata, ne nuk ishim në vendin e duhur”, ka deklaruar Klopp.

“Kur ekipi kundërshtar shënon dy herë dhe ne shënojmë një herë… askush nuk mund të krijojë një argument të madh rreth kësaj. Tek të dy golat ishte situata e njëjtë. Nuk mund ta lëmë vetëm lojtarin”./Lajmi.net/