Klopp – Coutinho, deklaratë e papritur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka vendosur që ta lë anash inatin e krijuar nga ai po ashtu edhe tifozët në Philippe Coutinhon, që me ngulm kërkonte transferimin në “Camp Nou” te Barcelona.

Sport

15/09/2017 19:26

Në fund, lojtari mbeti në “Anfield” dhe që nga mbyllja e afatit kalimtar ka zhvilluar vetëm pak minuta me klubin anglez. Ai u paraqit ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve.

Tifozët i dhuruan pritje të ngrohtë Coutinhos në “Anfield” dhe Kloppdalëngadalë dëshiron t’i japë brazilianit atë që i takon, vendin e titullarit në formacion.

“Kur filloni të luani, do të thotë se ju do të keni më shumë minuta kështu që ai duhet të jetë gati”, tha Klopp.

“Ishte fantastike mënyra se si e pritën tifozët. Asgjë nuk ishte e sigurt se çfarë do të ndodhte, kështu që është mirë për të”.

“Coutinho është stërvitur maksimalisht ditëve të fundit, është gati për lojë. Ndeshja në Champions e ndihmoj për të kapur ritmin pas pushimit të zgjatur”, shtoi Klopp.

Coutinho mund të jetë titullarë të shtunën ndaj Burnley.