Klopp: As Liverpool e as City, ky ekip mund ta fitojë Premierligën!

Jurgen Klopp mendon se Chelsea mund ta fitojë titullin kampion në Premierligë.

Sport

25/09/2018 17:24

Ai thotë se blutë s’duhet të nënvlerësohen, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë e di se njerëzit po flasin për këtë gjë, që ose ne ose Manchester Cityt do ta fitojmë titullin në fund të sezonit, por ata po e harrojnë plotësisht Chelsean”, deklaroi Klopp.

“Kjo skuadër ka shumë përvojë. Ata e kanë fituar këtë titull më herët, 80 për qind e tyre e kanë fituar dy herë dhe ata e dinë se si funksionin Premierliga. Kanë një grup shumë të mirë, një skuadër vërtet të fuqishme”.

“Sarri ka bërë ndryshimin më të madh të stilit dhe taktikave për një periudhë të shkurtë kohore. Stili i lojës ka ndryshuara plotësisht, çfarë trajneri është!”, shtoi ai. /Lajmi.net/